Britani, ligjvënësit marrin përkohësisht kontrollin e Brexit/ May: Skeptike ndaj votimit

Britani, ligjvënësit marrin përkohësisht kontrollin e Brexit/ May: Skeptike ndaj votimit

Procesi Brexit është marrë përkohësisht nën kontrollin e ligjvënësve britanikë, duke ia hequr kështu kryeministres britanike Theresa May. Kjo konsiderohet si një lëvizje e rrallë, e cila i vendos ligjvënësit britanikë në pozicion drejtues në këtë rast. Por May ende shpreson të miratohet marrëveshja e saj, e refuzuar dy herë, është shprehur para votimit se nuk ka mbështetjen e duhur për ta sjellë për votim për të tretën herë planin e saj.

“Vazhdoj të diskutoj me kolegët e mi në Parlament për të fituar mbështetje dhe për të ecur përpara drejt Brexit. Jam skeptike ndaj ketij votimi që mund të çojë në një rezultat që është i panegociueshëm me BE-në. Asnjë qeveri nuk mund të japë çek të bardhë për t’u angazhuar ndaj një rezultati pa e ditur se cili do të jetë ai. Ndaj, unë nuk mund ta angazhoj qeverinë që të miratojë rezultatin e çfarëdo votimi të mbajtur nga kjo dhomë, por zotohem që të ketë një angazhim konstruktiv në këtë proces”, tha May.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)