Britani, ‘fitorja e hidhur’ e May
nuk siguron shumicën parlamentare

Partia konservatore e udhëhequr nga kryeministrja Theresa May doli e para në zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, por ishte një fitore e hidhur për  kreun e Doëning Street pasi nuk arriti të siguronte mazhorancën në parlament.

Ishte ky motivi që May organizoi zgjedhjet e parakohshme, që konservatorët të kishin shumicën në parlament  në mënyrë që të drejtonin të lirë procesin Brexit daljen e Britanisë nga Unioni.

Në zgjedhjet e të enjtes  partia konservatore humbi 12 vende në parlament.

Konservatorët kanë mundur të marrin vetëm 318 të tilla, ndërsa dy vjet më parë kishin arritur të siguronin 331 vende.

Parlamenti britanik përbëhet në tërësi nga 650 deputetë dhe konservatorëve i duhet numri magjik 326 për të siguruar shumicën.

Në kushte të tilla konservatorët do të duhet të kërkojnë aleanca për të formuar qeverinë dhe pavarsisht zërave për dorëheqjen e May, mediat bëjnë me dije se kjo e  fundit nuk do të dorëhiqet.

Por kjo mund të konsiderohet një fitore për laburistët e udhëhequr nga Jeremy Corbyn fituesi moral i zgjedhjeve i cili arriti të siguronte 29 vende më shumë.

 “Ndryshuam politikën për mirë" ishte deklarata e parë e Corbyn i cili kërkoi largimin e kryeministres.

Drejt koalicionit të madh ose aleancë me Sindikatën e Irlandës së Veriut

Por cfarë pritet pas rezultatit, ne teori Britania mund të ndjek rrugën e Gjermanisë një akord mes partive të medha në emër të stabilitetit të vendit për të drejtuar negociatat Brexit.

Nga ana tjetër mund të vijojë një qeveri në minorancë e cila do të duhet të kërkojë aleanca për kalimin e ligjeve.

Ndërsa numri dy i laburistëve vlerëson  se nëse konservatorët bëjnë aleancë me partinë e Irlandës së Veriut atëherë do të jetë një koalicion kaosi.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet