Britani, Nishani pritet në takim nga
Princi Charles, e fton në Shqipëri

Britani, Nishani pritet në takim nga<br />Princi Charles, e fton në Shqipëri
LONDER - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, u pritën në një takim zyrtar në Clarence House, nga Lartmadhëria e Tij Princi i Uellsit Charles.

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë e vendit, ndanw me Princin e Uellsit mendimet dhe opinionet mbi zhvillimet e ndryshme në Shqipëri, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat globale, me të cilat ballafaqohet mbarë njerëzimi sot.

Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, i shprehën falënderimet dhe mirënjohjen në emër të popullit shqiptar, Princit të Uellsit për mbështetjen që Madhëria e Saj Mbretëresha, Elisabeth II, Familja Mbretërore si dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Mirënjohje u shpreh edhe për vëmendjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë, i bënë një ftesë zyrtare Princit të Uellsit për të vizituar Shqipërinë në një moment sa më të përshtatshëm për të.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim