Britani – Policia ka arrestuar një pasagjerë të linjës Pakistan - Britani, pasi kishte kërcënuar se do të hidhte në erë aeroplanin Boeing 777. Incidenti kishte filluar pas një debati të ashpër mes dy personave, të cilët më pas kërcënuan të hidhnin në erë aeroplanin.
 
Ekuipazhi njoftoi menjëherë kapitenin e aeroplanit, i cili dha në radio alarmin që avionic është në rrezik. Pasi kapiteni aktivizoi sinjalin e emergjencës, dy avionë luftarak të Forcave Ajrore Mbretërore kanë shoqëruar aeroplanin Boeing derisa është ulur në aeroportin e Stansted.
 
Sapo është ulur, policia është future menjëherë në aeroplan dhe ka arrestuar dy personat. Policia tha se ky incident do të trajtohet si një vepër penale dhe jo si akt terrorist.

(v.gj/shqiptarja.com)