8 burra dhe një grua u shpëtuan nga një gomone në ngushticën e Doverit teksa po përpiqeshin të kalonin kanalin e La Manshit.
Pasi u panë nga autoritetet emigrantët u nxorrën me një varkë shpëtimi në breg.
Emigrantët do të trajtohen në bazë të rregullave të emigracionit, ndërsa dy personat e arestuar janë marrë në pyetje nga Agjencia e Krimit Kombëtar.
Në operacionin e shpëtimit u përfshinë agjencia detare, forca kufitare dhe agjencia e krimit kombëtar.
Sipas një zyrtari të lartë të agjencisë përpjekja për të kaluar kanalin e La Manshit ishte shumë e rezikshme por fatmirësisht emigrantët arritën të shpëtoheshin pa asnjë incident.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com