Britani, shqiptari i kapur me 2 kg
kokainë merr 5 vjet e 3 muaj burg

Britani, shqiptari i kapur me 2 kg<br />kokainë merr 5 vjet e 3 muaj burg
Një shqiptar i kapur në Britaninë e Madhe me dy kilogramë kokainë në makinë është dënuar me 5 vite e tre muaj burg. Kastriot Çela, 36 vjeç, me banim në Londër u kontrollua nga policia më 24 prill të këtij viti. Fillimisht në makinën Peugeot 407 nuk u gjet asgjë ilegale, por pas një kontrolli më të detajuar u gjet një çantë e verdhë pas kilometrazhit. 

Brenda çantës kishte dy pako me kokainë. Droga ishte e një cilësuar të lartë, me më shumë se 80% pastërti. Kokaina ka vlerë prej 68 mijë paund, por vlera e saj në rrugë mund të shkonte dy apo trefish.

Prokurori tha se Çela ishte një korrier i besueshëm, por avokati i shqiptarit u shpreh në gjykatë se kjo ishte hera e parë që ai bënte një gjë të tillë.

“Ai ishte nën kthetrat e një varësie nga kumari. Ai po paguhej me para në dorë dhe kjo ishte duke u larguar nga kumari”, u shpreh avokati i 36-vjeçarit. 

Ai shtoi më tej se klienti i tij ishte penduar dhe se punon si ndërtues dhe jeton me ndershmëri në Britaninë e Madhe që prej vitit 2005. Por, pavarësisht kësaj gjykatësi tha se krimi i shqiptarit është i rëndë sa që vetëm dënimi me burg mund ta justifikoi.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik