Britani, shqiptarin e tradhton
fotoja me para, arrestohet për drogë

Një anëtar i bandës së kontrabandimit ndërkombëtar të drogës ua ka bërë më të lehtë punën hetuesve për të zbuluar që ai pastronte para. Vladimir Cahani është ndaluar në Folkestone me më shumë se 128,000 euro të fshehura në makinën e tij Audi në orën 4 të mëngjesit.
 
33-vjeçari shqiptar e ka mohuar akuzën, por fotografia komprometuese në celularin e tij ishte një tjetër provë për veprimtarinë e jashtëligjshme që ai ushtronte. Fotografia e gjetur në celular tregonte Cahanin që mbante në duar mijëra paund.
 
Ai ka dalë para gjykatës së Canterbury Croën Court  ku ka deklaruar se së bashku me gruan e tij Ardita kanë përdorur djalin e tyre 9/muajsh për të futur kokainë në Britani. Në analizat që ju është bërë parave të sekuestruara janë gjetur shenja gishtërinjsh të dy shqiptarëve të tjerë, Lutfi Muja dhe Urim Batoshi, të dënuar me 7 dhe 6 vite burg dhe vuajnë dënimin prej vitit 2014  për tentativën e futjes së 1 kg kokainë në Britani. Gjykata ka shpallur fajtorë çiftin e bashkëshortëve nën akuzën e trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)