Britani, Skocia kërkon status
si Irlanda e Veriut

Britani, Skocia kërkon status<br />si Irlanda e Veriut<br>
Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Skocia është gati të aplikojë të njëjtin status si Irlanda e Veriut, e cila de fakto do të vazhdojë të jetë pjesë e tregut të përbashkët evropian. 

Përveç kësaj, Irlanda e Veriut do të jetë pjesë e unionit doganor në bazë të një marrëveshjeje të mundshme mbi kufijtë irlandezë, që këtë të hënë po diskutohet në Bruksel. Ka qenë Nicola Sturgeon, kryeministre e qeverisë lokale të Edimburgut, që ka postuar këtë qëndrim në profilin e saj në Twitter. 

“Nëse një pjesë e Mbretërisë së Bashkuar mund të ruajë normativat në të njëjtën linjë me BE-në dhe rrjedhimisht të qëndrojë në tregun e përbashkët, me siguri nuk ka asnjë arsye praktike përse të tjerët të mos jenë”, ka deklaruar Sturgeon. 

Një deklaratë e tillë mund të jetë “dhimbja e kokës” e radhës për qeverinë në Londër, e cila vazhdimisht ka kundërshtuar pavarësinë e Skocisë, që pak vite më parë bëri dhe një referendum për këtë çështje. 

Gjithashtu, Mbretëria e Bashkuar është përfshirë në negociata me BE-në për shkëputjen nga Unioni, fatura e të cilës mund të jetë tejet “e kripur”. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri