Ministri britanik i Financave, George Osborne  ka njoftuar se do te vendos një takse mbi pijet e ëmbla joalkolike.
Ky vendim vjen si formë për të luftuar obezitetin tek fëmijët.
Taksa do të vihet në zbatim për pijet që përmbajnë më shumë se 5g sheqer në 100 ml.
"Ne do të përfshijmë një formë të re taksimi në industrinë e pijeve me sheqer që do të vihet mbi kompanitë si pjesë e kësaj pakete, pas një periudhe dyvjeçare, për t’i lënë hapësirë për ndryshimin e përbërjes së produkteve të tyre”, tha Osborne.
Fondet e grumbulluara do të vihen në dispozicion për të dyfishuar buxhetin kushtuar sporteve në shkolla, ka sqaruar ai.

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)