Britani/ Tentohet të vidhet ‘Magna Carta’, 45-vjeçari theu xhamin për të nxjerrë dokumentin e çmuar

Britani/ Tentohet të vidhet ‘Magna Carta’, 45-vjeçari theu xhamin për të nxjerrë dokumentin e çmuar

Foto nga vendngjarja

Policia britanike ka arrestuar së fundmi  një person i cili akuzohet se tentoi të vidhte dokumentin e famshëm “Magna Carta” në Katedralen në qytetin e Salisbury,  në Britaninë e Madhe. Washington Post raporton se një 45-vjeçar u përpoq të vidhte një kopje të “Magna Carta” , pas një sulmi në kishën  e qytetit britanik, në Salisbury .

Policia britanike njoftoi se i dyshuari theu xhamin e qelqtë me nje çekiç ku ruhet dokumenti i çmuar, dhe tentoi t’a nxirrte nga aty.

Sipas autoriteve të policisë vendase “Magna Carta” nuk është dëmtuar dhe askush nuk ka mbetur i  lënduar, ka thënë Nick Papadopoulos, drejtues i katedrales së hershme gotike angleze. 45-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vjedhje dhe shkaktim dëmi.

Çfarë është Magna Carta?

Dokumenti 803-vjeçar Magna Carta e njohur ndryshe si “Karta e Madhe” e të drejtave të njeriut ”është një ndër dokumentat më të rëndësishme të të drejtave në historinë politike.

E firmosur më 15 Qershor 1215 nga Mbreti anglez Xhon, Karta e të drejtave të njeriut është dokumenti i parë që vendoste praktikisht se askush, përfshirë këtu edhe mbretin nuk kishte të drejtë të dilte mbi ligjin.

E nënshkruar si një marrëveshje paqeje që synonte frenimin e rebelimit kundër mbretit, ajo në thelb garanton parimet bazë të të drejtave të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje