Britani,Tony Blair i kthehet politikës,
gati fushata ‘anti Brexit’

Britani,Tony Blair i kthehet politikës,<br />gati fushata ‘anti Brexit’
Ish kryeministri britanik Tony Blair nuk dorëzohet por mendon te kthehet në skenën politike duke mbrojtur fushatën anti Brexit, kundra daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian.

Një kryengritje në mbrojtje të asaj që besoni është kjo ajo cka Tony Balir i kërkon britanikëve.

Ose të paktën kështu i drejtohet asaj pjese të popullsisë e cila në qershor të 2016 votoi për të qënë brena Unionit Europian.

Pak muaj më parë ish kreu laburist Blair kishte deklaruar se synonte të rihynte në politikë jo për qëllime personale, por për të shpëtuar vendin nga shkatërrimi që paraqet Brexit dhe synimin që vendi të qëndrojë brenda unionit.

Një reagim të tillë mediat britanike e cilësuan arrogancë dhe antidemokratike. Por për Blair demokracia do të thotë të ndryshosh ide dhe të kuptosh se ideja e parë ishte fryt i informacione të gabuara.

“Britanikët votuan pro Brexit pa e ditur plotësisht se cfarë do të thotë. Tashmë që u qartësua se cfarë është Brexit kanë të drejtën të ndryshojnë mendim. Eshtë misioni ynë që ti bindim të ndryshojnë” u shpreh ai gjatë një takimi.

“Nuk e di nëse do tia dal por nuk është momenti për tu tërhequr, por është momenti të ngrihemi e të mbrojmë atë cka besojmë” përfundoi Blair fjalimin e tij.

Ky është një qëndrim krejt tjetër nga partia laburiste ku lideri aktual Corbyn ka kërkuar që  deputete e tij të votojnë në favor të artikullt 50 të Traktatit të Lisbonës e cila përmban hapat e daljes së vendit nga BE.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma