BRITANI E MADHE- Dy shoferët polakë që tentuan të fusnin kontrabandë një grup shqiptarësh në Britani të Madhe përmes portit North Shields janë burgosur me 18 muaj. Shoferët e kamionit, Krzysztof Szabelski dhe Waldemar Kuchcinski janë paguar 2 000 euro për të fshehur shtetasit shqiptarë në kamionët e tyre.

Dyshja, e cila ka punuar për një kompani transporti, sillte mallra në Ikea, Glasgow, ku u ndalua në terminalin e trageteve North Shields më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Kur punonjësit e emigracionit kontrolluan automjetet, ata gjetën 4 shtetas shqiptarë, të fshehur nën një krevat në kabinave të kamionit.

Gjykatësi Paul Sloan i tha Gjykatës Crown Newcastle se “Ju duhet ta kuptoni se kjo veprër penale konsiderohet si shumë serioze”. Të katër shqiptarët janë intervistuar dhe u larguan përsëri në Amsterdam, ditën që u zbuluan.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)