“Vdekje tradhëtarëve, liri për Britaninë e Madhe” ishin këto fjalët e agresorit Thomas Mair para gjykatës. Në fakt kjo ishte përgjigjia që ai u tha autoriteteve kur u pyet se cili ishte emri i tij. Mair i cili vrau deputeten Jo Cox dy ditë më parë pritet të dalë para gjykatës këtë të hënë në Old Bailey.
Laburistja 41 vjecare u vra barbarisht me thikë e armë në Birstal në Eest Yorkshire ndërsa ndodhej në një takim me votuesit. Ndërsa po mbahet në paraburgim 52-vjeçari akuzohet për vrasje, dëmtim të dëmtim rë rëndë trupor dhe për posedim të armëve të zjarrit. Gjatë sulmit agresori bërtiti "Britania e para".
Hetimet e deritanishme kanë treguar se ai ishte mbështetës i neonazistëve me qendër në SHBA ndërsa deputetja ishte kërcënuar para tre muajsh.
Vdekja e deputetes tronditi jo vetëm qytetarët britanik, por të gjithë botën. Gjatë ceremonisë së nderimeve kryeministri Cameron dhe lideri i laburistëve kërkuan që t'i jepet fund urrejtjes.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com