53 vjecari filonazisti Thomas Mair është shpallur fajtor dhe dënuar me burg për jetë për vrasjen e deputetes britanike Jo Cox e cila u vra në 16 qershor të këtij viti. Gjykata në Londër u mbledh 90 minuta për të marrë vendimin. 

Deputetja britanike u vra një javë përpara se të mbahej referendum në Britani  ku vendi votoi për të dalë jashtë unionit.

Deputetja u qëllua tri herë me thikë ndërsa ndodhej në takim me votuesit . 41 vjecarja ishte nëna e dy fëmijëve ndërsa  53 vjecari u arrestua pak kohë pas ngjarjes.

Dhe në momentin e agresionit ai thirri “ Britania e para”   

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)