Britani, vrasja e Jo Cox, Cameron
dhe Corbyn bashkë në homazhe

Britani, vrasja e Jo Cox, Cameron<br />dhe Corbyn bashkë në homazhe
Kryeministri Cameron dhe Jeremy Corbyn lideri i partisë laburiste me lule në duar morën pjesë në nderimet që u kryen për deputeten e vrarë Jo Cox. Në vendin ku Koks u godit qytetatare të shume mbanin në duar lule e qirinj.

“Duhet të largojmë jashtë jetës sonë publike e politike çdo rast ku shohim urrejtje, ndarje, intolerance”,  tha Cameron duke vlerësuar figurën e 41-vjeçares.
cameron
cameron
 cameron

Mr Corbyn u shpreh se ky ishte një sulm ndaj demokracisë. “Joe ishte një grua e talentuar. Ajo çka ndodhi është përtej tragjedisë” shtoi ai. Ndërkohë zyrtarët njoftuan se parlamenti do të mblidhet të hënën për të nderuar figurën e politikanes.

Lajmi i vrasjes se labursites ka tronditur të gjithe boten. Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se duhet të zbardhet sa më shpejt vrasja e deputetes duke e konsideruar ngjarjen të tmerrshme dhe tragjike.

Edhe ministri i jashtëm Bushati reagoi në rrjetin social facebook duke thënë se dhuna është e papajtueshme me demokracinë “I shokuar thellësisht nga vrasja e deputetes britanike Jo Cox. Mendimet tona janë me familjen dhe të dashurit e saj. Dhuna është e papajtueshme me demokracinë”, shkruan Bushati.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike