Britani/ Zbulohet identiteti i shqiptares që vrau me thikë një vajzë 7-vjeçare në park

Britani/ Zbulohet identiteti i shqiptares që vrau me thikë një vajzë 7-vjeçare në park

Viktima, Emily Jones

BRITANI E MADHE- Zbulohet identiteti i shqiptares që goditi me thikë një vajze shtatë vjeçare në një park në Bolton të Britanisë së Madhe.

Sipas The Guardian, ajo është Eltiona Skana, 30 vjeç, e cila akuzohet për vrasjen e Emily Jones në Queen's Park, Bolton, më 22 Mars.

Skana u arrestua në vendin e ngjarjes. Ajo do të paraqitet në gjykatën e magjistratëve Manchester dhe Salford të Martën. Ajo gjithashtu është akuzuar për posedim të një arme të ftohtë.

Emily vdiq menjëherë pas sulmit, për të cilën ishte dëshmitar babai i saj.

"Emily ishte fëmija ynë i vetëm dhe drita e jetës sonë. Ajo ishte gjithnjë plot gëzim, dashuri dhe të qeshura. Kishte një buzëqeshje kaq të butë dhe ishte e bukur brenda dhe jashtë. Ajo kishte një zemër aq të madhe sa një buzëqeshje", janë shprehur prindërit e saj.

Ata gjithashtu kanë falëndenderuar personat që e ndihmuan në park dhe shërbimet e urgjencës që bënë çmos për të shpëtuar jetën e Emily-t.

Pamje nga parku ku u vra e mitura

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur