E përditshmja “The Daily Express” është e njohur për qëndrimin e saj antiemigracion.
“Lejimi i udhëtimit të lirë nëpër Europë, vetëm me pasaportë, të Shqiptarëve ka bërë që numri i hyrjeve ilegale në Britani të kapi një rekord të ri” shkruan gazeta. “Marrëzia e heqjes së kufijve brenda Zonës Shengen tashmë duket sheshit. Përpara se vendeve të Evropës Lindore t’u hiqej regjimi i vizave në 2010-ën, zyrtarët britanikë të emigracionit kapnin mesatarisht në javë dy emigrantë shqiptarë të futur në mënyrë të paligjshme”.
Studimi i “Frontex”, Agjencia e Kufijve e BE-së, zbuloi se në të njëjtën periudhë, 3 350 shqiptarë janë dëbuar nga kufijtë e Bashkimit Evropian - shtatë herë më tepër se një vit më parë. Këto shifra u bënë publike një javë pasi BE-ja çeli bisedimet për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Ekspertët tremben se kjo do të sjellë në Britaninë e Madhe një tjetër valë emigrantësh të paligjshëm dhe kriminelësh, të cilët do të përfitojnë nga kontrolli i dobët i kufijve.
“Kemi dhënë vazhdimisht paralajmërime për këtë efekt të liberalizimit të vizave. Këto shifra do të jenë vetëm maja e ajsbergut, pasi përfaqësojnë vetëm personat e kapur”, citon gazeta. ah/shqiptarja.com/
