Britania drejt lehtësimit të masave anti-COVID nga 19 korriku, Johnson: Pandemia nuk ka mbaruar akoma

Britania drejt lehtësimit të masave anti-COVID nga 19 korriku, Johnson: Pandemia nuk ka mbaruar akoma

Kryeministri Boris Johnosn

MBRETËRI E BASHKUAR- Nga 19 korriku në Mbretërinë e Bashkuar pritet të futen në fuqi masat lehtësuese anti-COVID. Kryeministrit britanik, Boris Johnson e ka quajtur ndryshe ‘Dita e Lirisë’, por sipas tij duhet të tregohet shumë kujdes sepse pandemia nuk ka mbaruar ende. Ndërsa këtë të hënë Johnson pritet që të njoftojë vendimin e tij përfundimtar nëpërmjet një konference për shtyp.

“Pandemia nuk ka mbaruar ende. Rastet e reja të infektimit do të rriten ndërsa ne lehtësojmë masat. Kështu që ndërsa në konfirmojmë planin e masave që do të ndërmerren, mesazhi do të jetë i qartë, kujdesi është absolutisht jetësor. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësi për të mos rikthyer një valë tjetër pandemie”, ka thënë Johnson.

Sipas Reuters, Britania deri më tani ka vaksinuar rreth 66% të të rriturve me dy doza dhe 87% të tyre me një dozë. Por kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të infeksioneve. Pavarësisht kësaj qeveria argumenton se edhe përse rastet janë rritur, numri i vdekjeve dhe i shtrimeve në spital mbeten shumë herë më të ulëta se më parë dhe kjo falë vaksinimit.

Çfarë masash pritet të futen në fuqi që nga 19 korriku?

Nga 19 korriku pritet që maska anti-COVID të  mos jetë më e detyrueshme, as në ambientet e brendshme e as në ato të jashtme.

Nuk do të mbahet më distancë sociale në club-e, pub-e apo kafene.

Nga 19 korriku do të lejohen organizmi i festave dhe grumbullimet masive.

Ndërsa të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të punojnë nga ambientet e punës, pasi rregulli për të punuar nga shtëpia do të hiqet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane