Ministri gjerman i Financave ka thënë gjatë një interviste se “Britania e Madhe do të jetë e mirëpritur në Bashkimin Evropian nëse vendos të heqë dorë nga Brexit”.

 “Qeveria britanike ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë Brexit”, është shprehur ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble gjatë një intervistë për agjensinë e lajmeve “Bloomberg”.

“Ne e respektojmë këtë vendim. Por, nëse dëshirojnë të ndryshojnë vendimin e tyre, atëherë, sigurisht që do ta gjejnë portën të hapur”, theksoi Schauble.

Schauble tha se BE e ka një të ardhme dhe këtë e kanë vërtetuar zhvillimet e fundit politike në Evropë.

“Zgjedhja e një presidenti pro-evropian në Francë dhe vota e të rinjve britanikë në mbështetje të partisë laburiste gjatë zgjedhjeve legjislative të së enjtes tregojnë se Bashkimi Evropian ka një të ardhme”, tha ai.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com