
Britania e Madhe ka ndërmarrë këtë javë masa ndaj disa individëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Lajmin e ka dhënë vetë ambasada e Britanisë së Madhe.
“Këtë javë, Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të shkojnë pa pasoja. Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, ka shkruar ambasada britanike në Tiranë në një postim në Twitter.
Lajmi kryesor:
Edhe Berisha? Britania e Madhe shpall 'non grata' individë e politikanë shqiptarë të lidhur me krimin e korrupsionin: Dëm demokracisë! Kim: E mirëpresim










