Britania e Madhe: Nëse është e nevojshme do përdoret edhe forca për karantinimin e të infektuarve me virusin e Wuhan

Britania e Madhe: Nëse është e nevojshme do përdoret edhe forca për karantinimin e të infektuarve me virusin e Wuhan

Qeveria britanike ka urdhëruar karantinimin, qoftë edhe me forcë, të të gjithë personave që identifikohen të infektuar me koronavirusin kinez si dhe ata që përmes simptomave dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock tha se masat e reja 'konsiderohen si një mjet efektiv për të parandaluar transmetimin e mëtejshëm të virusit'. 

Burime qeveritare thanë se atyre që u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar në fluturimet e evakuimit më 31 janar iu dha një 'zgjedhje shumë e qartë' dhe u duhej të nënshkruanin kontrata duke thënë se ata do të mbeten në izolim për dy javë. 

Masat e fundit të qeverisë britanike vijnë menjëhërë pasi Departamenti i Shëndetësisë deklaroi sot se shpërthimi I epidemisë është një kërcënim serioz për publikun britanik ndërsa njoftoi fuqi të reja për të luftuar përhapjen. Në Mbretërinë e Bashkuar numri i personave të infektuar me virusin kinez është rritur në 11, katër prej të cilëve u identifikuan në 24 orët e fundit.

Sidoqoftë, epidemia vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Më shumë se 330 raste të infektimit janë konfirmuar në rreth tridhjetë vende dhe territore. 

Në Gjermni janë konstatuar 14 raste, 12 prej të cilëve në rajonin e Bavarisë kurse Spanja ka konfirmuar rastin e dytë, i pari në ishujt Kanarie dhe i dyti në Palma de Mallorca.

Pesë raste të reja janë identifikuar si të prekur nga virusi në Francë, duke e çuar në 11 numrin e të infektuarve. Dy shkolla u mbyllën në Savojën franceze, pas konfirmimit që një nxënës 9-vjeçar i shkollës rezultoi pozitiv për testin e koronavirusit.


Lajmi kryesor:

Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas