LONDËR /ATSH-DPA/ - Mijëra persona, jashtë dhe brenda Katedrales së Leicesterit, morën pjesë sot në rivarrimin e mbretit Rikardi III, i fundit që vdiq në një betejë.Arkipeshkvi i Canterburyt, Justin Welby bëri shërbesat e rastit, në ndërkohë që aktori Benedict Cumberbatch, i cili ka luajtur rolin e Sherlock Holmesit, njëkohësisht edhe i afërm i largët i Rikardit III, lexoi një poemë për nder të mbretit.Në ceremoni u lexua edhe një mesazh i mbretëreshës Elizabeth.Rikardi III vdiq në Betejën e Bosworthit, pranë Leicesterit, në vitin 1485 në ndërkohë që luftonte kundër trupave të Henry Tudor, i cili më vonë u bë mbreti Henry VII, duke i dhënë fund kështu së ashtuquajturës Lufta e Trëndafilave.Eshtrat e tij u gjetën në një park në East Midlands të Leicesterit në vitin 2012./