Britania e Madhe: Rusia ka dërguar grupin 'Wagner' në Ukrainë

Britania e Madhe: Rusia ka dërguar grupin 'Wagner' në Ukrainë

Rusia ka vendosur mercenarë nga grupi famëkeq Wagner në Ukrainën lindore, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e saj të fundit operacional, Ministria e Mbrojtjes tha se grupi pritet të vendosë më shumë se 1000 personel, duke përfshirë udhëheqës të lartë të grupit, për të "ndërmarrë operacione luftarake" në Ukrainë, shkruan BBC.

"Për shkak të humbjeve të rënda dhe një pushtimi kryesisht të ngecur, Rusia ka të ngjarë të jetë detyruar të ripërcaktojë personelin e Wagner për Ukrainën në kurriz të operacioneve në Afrikë dhe Siri," shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Grupi Wagner konsiderohet si një nga organizatat më sekrete të Rusisë. Zyrtarisht, nuk ekziston, por deri në 10,000 operativë besohet se kanë lidhur të paktën një kontratë me grupin gjatë shtatë viteve të fundit për të shkuar në pikat e nxehta, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Republikën Qendrore të Afrikës.


 


Lajmi kryesor:

Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës