Britania e shpalli non grata edhe për lidhjet me Fatjon Dautin, Berisha: S’e kam njohur kurrë, është mbështetës i Bashës

 

Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë, Fatjon Dautin, trafikantin që ka mbushur me drogë Britaninë e Madhe. Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë Dautin, por thotë se është një mbështetës i PD, madje sipas tij mbështetës i Lulzim Bashës.

"Fatjon Dauti, një njeri që se kam takuar dhe njohur kurrë. Pak paragrafë më poshtë Home Ofice është shprehur se nuk ka qenë në gjendje të provojë mjaftueshëm se Berisha ka pasur lidhje me Fatjon Dautin. Fatjon Dauti është një mbështetës i PD, ka qenë fare i afërt, s’ka asnjë funksion në PD, ka qenë më shumë se mbështetës i Lulzim Bashës. Kjo është me dokumente. Unë se kam takuar kurrë, një ditë kur shkuam me datë 20, një njeri hapi derën me shqelm dhe Basha lëshoi akuzën se Berisha shoqërohet nga trafikantë dhe unë pyeta se ca është ky, dhe më thanë kështu kështu", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha publikon versionin e tij për raportin e 'Home Office': Mbron të bijën nga akuzat si seksere biznesmenësh! Sulmon Sorosin, Lulzim Bashën dhe gazetarin Carlo Bollino


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë