Britania fut në treg ‘armën’ e re kundër pandemisë, shpiket 'kapsula magjike' anti-COVID

Britania fut në treg ‘armën’ e re kundër pandemisë, shpiket 'kapsula magjike' anti-COVID

Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Autoriteti britanik e i barnave ka dhënë autorizimin e parë për pilulën anti-COVID  “Merck”. Ekspertët e shëndetësisë e konsiderojnë këtë ilaç “magjik” dhe një mjet të rëndësishëm për të “luftuar” pandeminë.

 Lajmi i mirë është njoftuar ditën e sotme, ndërsa ekspertët kanë theksuar se kjo pilulë “magjike” mund të luftojë koronavirusin në format e tij më të lehta, mesatare si dhe të uli faktorin e rrezikut në format më të rënda të virusit.

Ky zhvillim mjekësor i cili vjen nga Britania, është “drita jeshile” dhe shpresa se do të përgjysmohen rastet e shtrimeve në spital nga ky virus.

Qeveria britanike ka bërë blerjen e saj të parë të kësaj kapsule, ndërsa porosinë e parë ka bërë edhe SHBA, pas provave klinike të publikuara muajin e kaluar të cilat ishin edhe optimale.

Kjo është pilula e parë anti-COVID, një mjet i ri përveç vaksinës për të “luftuar” COVID-19. Në një kohë ku bota po përjeton një rritje drastike të infektimeve nga varianti delta, një pilulë e tillë është domosdoshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë