Britania heq karantinën e detyrueshme për të vaksinuarit nga BE dhe SHBA

Britania heq karantinën e detyrueshme për të vaksinuarit nga BE dhe SHBA

Nga data 2 gusht të gjithë ata persona që kanë marrë njërën nga vaksinat e aprovuara nga agjencitë e medikamenteve në Evropë dhe SHBA nuk do të duhet të karantinohen në mbërritjen e tyre në territorin anglez.

Sipas të gjitha gjasave, ky vendim i qeverisë angleze do ndiqet dhe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë udhëtarët do të duhet ende të testohen para nisjes dhe pak pas mbërritjes në Angli. Para këtij vendimi në Angli, vetëm qytetarët e vaksinuar në vend mund të shmangnin karantinimin.

“E kemi thënë gjithnjë që duhet të veprojmë në linjë me atë që po ndodh në botë, sigurisht fakti që pjesa më e madhe e njerëzve në Europë dhe SHBA janë vaksinuar, na bën që të ndërmarrim vendimin për t’i lejuar ata që janë vaksinuar me dy doza të shmangin karantinën, për sa kohë ata testohen përpara se të nisen dhe pasi të mbërrijnë”, u shpreh Grant Shapps, ministri anglez i Transporteve.

Personat nën 18 vjeç do të përjashtohen nga izolimi dhe disa nuk do të duhet të testohen, në varësi të moshës së tyre.

Në anën tjetër, SHBA vazhdon t’i mbajë të mbyllur kufijtë për vizitorët britanikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik