Britania hetime për dhunë
seksuale gjatë luftës në Bosnje
William Hague, Sekretari i Jashtëm Britanik, tha se, “qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të formojë një ekip të përbërë nga oficerë policie, avokatë, psikologë, dhe ekspertë të mjekësisë ligjore, të cilët do të udhëtojnë në zonat e luftës për të mbledhur prova për dhunën seksuale në masë.
LONDER- William Hague, Sekretari i Jashtëm Britanik, tha se, “qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të formojë një ekip të përbërë nga oficerë policie, avokatë, psikologë, dhe ekspertë të mjekësisë ligjore, të cilët do të udhëtojnë në zonat e luftës për të mbledhur prova për dhunën seksuale në masë.
Hague tha se, “qeveritë nuk po punojnë mjaftueshëm për të ndalur dhunën seksuale dhe përdhunimin gjatë kohës së luftës.
“Duhet të sigurojmë të drejta të barabarta për gratë në çdo nivel të shoqërisë dhe të mbrojmë të pambrojturit, sidomos fëmijët tanë. Por është në kontekstin e luftës dhe konfliktit, që dhuna seksuale gjendet në një shkallë që as mund ta imagjinojmë”, tha ai.
Qëllimi i ekipit të ekspertëve, shpjegoi Hague, do të jetë mbledhja e provave që do të përdoren në gjyqe të të dyshuarve për përdhunim.
Arsyen e krijimit të një ekipi të tillë, Hague e shpjegoi duke thënë se “rreth 50,000 gra u përdhunuan gjatë konfliktit në fillim të viteve 1990-të në Bosnjë, por vetëm 30 autorë krimesh të drejtpërdrejtë u dënuan nga gjykatat vendore dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY.
Çështja e përdhunimit në Bosnjë doli në lajmet ndërkombëtare në shkurt të këtij viti, kur një film hollivudian “Në Tokën e Gjakut dhe Mjaltit” dhe dokumentari “Fundi i Mosndëshkimit” patën premierat e tyre, dhe të dy trajtonin temën e përdhunimit gjatë luftës në Bosnjë. Angelina Jolie, regjisorja e filmit “Në Tokën e Gjakut dhe Mjaltit” shprehu mbështetjen e saj për iniciativën e sekretarit Hague.Dokumentari “Fundi i Mosndëshkimit” diskuton rolin historik të ICTY-s në gjykimin penal të abuzimit seksual të bërë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi që hapi rrugën për gjykatat e tjera në botë për të gjykuar krime të tilla.ICTY e përfshiu përdhunimin mes krimeve ndaj njerëzimit dhe që në fillim të punës së saj, Tribunali i Hagës ka dënuar 78, nga një total prej 161 të paditurish, për krime seksuale.Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë ka pasur rreth 20 gjyqe për të paditur të akuzuar për krime seksuale.
(b.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.4%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.4%
Vota total: 2353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autori i dyshuar i krimit në azilin privat është historiani dhe shkrimtari Zyhdi Shehi, “Qytetar Nderi” i Kavajës dhe me medaljen “Naim Frashëri”
8 Gusht, 09:54
-
Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve në vendparkimin pa pagesë, arrestohen 2 persona
8 Gusht, 09:41
-
Miller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës
8 Gusht, 09:35
-
Partizani ‘troket’ në Korçë, kërkon t’i marrë trajnerin Skënderbeut
8 Gusht, 09:34
-
Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, 19 vjeçari i arrestuar është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut
8 Gusht, 09:09
-
Medvedev: Forcat ruse duhet të shtyhen edhe me thellë në territorrin ukrainas
8 Gusht, 09:04
-
Krim i rëndë në azilin privat të të moshuarve në Tiranë, 78-vjeçari vret me bastun shokun e dhomës: Pse më ke zënë krevatin (EMRAT)
8 Gusht, 09:03
-
SHBA parakalon Kinën, situata e medaljeve pas ditës së 12-të në Lojërat Olimpike
8 Gusht, 09:02
-
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen: Mos kaloni në zonën e tubimit!
8 Gusht, 08:36
-
Skandali/ FreeNoizy, artistët shqiptarë, peticion për mbrojtjen e një vrasje në tentativë
8 Gusht, 08:30
-
Biden paralajmëron: Nëse Trump humbet, kam frikë se transferimi i pushtetit nuk do të jetë paqësor!
8 Gusht, 08:20
-
Paris 2024/ Ditë historike, Shqipëria kërkon sot medaljen e parë Olimpike! Në tapet Abakarov
8 Gusht, 08:20