
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se forcës së saj policore i janë dhuruar pajisje të specializuara nga teknikët britanikë të eksplozivëve. Kompleti përfshin pajisje për neutralizimin e mjeteve shpërthyese dhe kuti të ndihmës së parë.
"Me iniciativën dhe me shpenzimet e tyre, djemtë nga Britania së bashku me kolegët e tyre dhuruan pajisje... për ne," tha Volodymyr Khomenko, kreu i Shërbimit të Eksplozivëve të Policisë Kombëtare të Ukrainës.
"Ne u jemi shumë mirënjohës djemve për ndihmën e tyre," tha ai, cituar në një postim në faqen Telegram të ministrisë.
Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur












