LONDER - Britania e Madhe pritet të kërkojë falje dhe të paguajë kompensim për mijëra kenianë të tortuar nga forcat koloniste gjatë viteve ‘50. Sekretari i jashtëm britanik William Hague pritet të bëjë publike kompensimin prej 20 milionë dollarë dhe të shprehë keqardhjen e sinqertë për viktimat. Lëvizja guerrile “Mau Mau” filloi një fushatë të egër kundër kolonizatorëve të bardhë në vitin 1952.
Kryengritësit të cilët kërkuan tokën e tyre dhe fundin e sundimit kolonial u mposhtën në një betejë të ashpër nga britanikët. Më shumë se 5 mijë kenianë kanë thënë se u keqtrajtuan, disa prej të cilëve u torturuan, nga administrata britanike e viteve '50. Viktimat kanë luftuar për kompensim me qeverinë britanike që prej disa vitesh.
Fillimisht Qeveria kishte argumentuar se të gjitha detyrimet për tortura nga autoritetet koloniale janë transferuar te Republika Keniane, që prej shpalljes së pavarësisë në 1963 dhe se tashmë nuk mund të nxirren përgjegjësit. Por në 2011 Gjykata e Lartë tha se kishte raste të tjera të diskutueshme.
Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Kenia thotë se 90 mijë njerëz u ekzekutuan apo torturuan dhe 160 mijë të tjerë jetuan në kushte të mjerueshme.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com