Zyra e Kryeministrit britanik Starmer njoftoi se kreu i qeverisë, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me liderët e Italisë dhe Gjermanisë, në lidhje me bllokimin e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, situatë e kirjuar në lindjen e mesme me fillimin e sulmeve në 28 Shkurt.
“Po punohet për një sërë opsionesh për të mbrojtur anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, në përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Irani.” Kjo është ajo për të cilën ranë dakord, në telefonata të ndara, liderët e Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, Giorgia Meloni, Keir Starmer dhe Friedrich Merz, sipas njoftimit të Downing Street. Gjithashtu u theksua “rëndësia jetike e lirisë së lundrimit” dhe u ra dakord për një koordinim të ngushtë në ditët në vijim.
Lajmi kryesor:
Lufta/ SHBA: Sot do të bëhet sulmi më intensiv ndaj Iranit! Britania, Italia dhe Gjermania po punojnë për të mbrojtur anijet në Hormuz! Teherani kërcënon Trump









