BRITANI - Britania i ka kërkuar BE-së që të dërgojë "urgjentisht" një ekip në Gjibraltar , në territorin e Gjibraltarit i cili kontrollohet nga britanikët, "për të mbledhur prova" në kontrollet kufitare për shkak të mosmarrëveshjes në rritje me Spanjën.
Kryeministri David Cameron ka folur me Presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso mbi veprimet e Spanjës duke thënë se se janë "të motivuara politikisht." Nga ana e saj Britania thotë se kontrollet e ashpra nga Spanja thyejnë rregullat e BE-së për lëvizjen e lirë, por Madridi justifikohet se këto veprime janë për të parandaluar kontrabandën.
Një ekip monitoruesish të BE-së do të shkojnë në Gjibraltar muajin e ardhshëm. Zanafillën kjo “zënkë” diplomatike e ka pas planeve të Gibraltarit për krijimin e një shkëmbi artifical nënujor pranë pistës së aeroportit që sipas autoriteve spanjolle do të shkatërrojë peshkimin në atë zonë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com