Britania marrëveshje të përbashkëta
me Kinën pas Brexit

Britania marrëveshje të përbashkëta<br />me Kinën pas Brexit<br>
Pas Brexit Britania pritet që të lidhë marrveshje të përbashkëta me vendet e Azis me qëllim rritjen e tregëtisë dhe investimeve, këtë e tregon edhe njoftimi për një vizitë nga kryeministrja Theresa May në Kinë.

Vizita konsiston në lidhje të reja arsimore me Kinën, kjo vizitë do të jetë tre-ditore e cila përveç marveshjes arsimore synon edhe një marrveshje të mundshme tregëtare.

Iniciativa përfshin zgjerimin e programit të shkëmbimit të mësuesve të matematikës dhe një fushate për nxitjen e mësimit të gjuhës angleze në Kinë.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe ka pohuar vizitën e saj "do të intensifikojë epokën e artë në marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar-Kinë".

Por ajo ka theksuar se Kina duhet t'i përmbahet praktikave të lira dhe të drejta tregtare.

Në një artikull për Financial Times përpara mbërritjes së saj, ajo pranoi se Londra dhe Pekini nuk panë "sy për sy" në një numër çështjesh - dhe ajo premtoi të ngriste shqetësime nga industria e Britanisë së Madhe lidhur me tej-prodhimin e çelikut dhe mbrojtjen e pronës intelektuale kundër piraterisë.

Çështje të tjera që mund të diskutohen përfshirjnë Korenë e Veriut dhe ndryshimet klimatike. Nuk është e qartë nëse ato do të përfshijnë të drejtat e njeriut në Hong Kong.

Zonja May, e cila do të mbajë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping, po udhëton në krye të një delegacioni biznesi prej 50 personash, përfshirë BP dhe Jaguar Land Rover, si dhe firmat e vogla dhe universitetet duke përfshirë Manchester dhe Liverpool.

Ndalesa e saj e parë, Wuhan, në Kinën qendrore, është shtëpia e numrit më të madh të studentëve të çdo qyteti në botë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS