Agjencia e barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka miratuar një trajtim të ri për Covid pasi provat zbuluan se ai zvogëlon gjasat e shtrimit në spital dhe vdekjes me 79%.
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) ka autorizuar Xevudy (sotrovimab), një antitrup monoklonal i prodhuar nga GlaxoSmithKline (GSK) dhe Vir Biotechnology, për njerëzit me Covid-19 të lehtë deri në mesatar, që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të rënda.
GSK dhe Vir Biotechnology thanë se të dhënat para klinike treguan se ilaçi "është efikas edhe kundër mutacioneve kryesore të variantit të ri Omicron Sars-CoV-2".
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka porositur rreth 100,000 doza të ilaçit. "Ky është një tjetër terapi që është efektive në mbrojtjen e atyre që janë më të rrezikuar nga Covid-19 dhe sinjalizon një tjetër hap të rëndësishëm përpara në luftën tonë kundër kësaj sëmundjeje shkatërruese."- tha MHRA në një deklaratë.
Bazuar në të dhënat e provës, ilaçi është më efektiv kur merret në fazat e hershme të infeksionit. Si rezultat, MHRA tha se duhet të jepet sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.
Ilaçi është miratuar për njerëzit që kanë infeksion të lehtë deri në mesatar të Covid-19 dhe të paktën një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së rëndë. Këto përfshijnë obezitetin, të qenit 60 vjeç e lart, diabetin ose sëmundjet e zemrës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?
-
Po
73.8%
-
Jo
17.4%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1957
Lajme të tjera
-
Jeni të lodhur nga burrat? Britanikja ka një ‘zgjidhje’: Kryej marrëdhenie seksuale me një alien, do martohemi
19 Maj, 21:59
-
Ministrja e Ekonomisë në takimin e OECD: Digjitalizimi i shërbimeve publike, minimizoi efektet negative të pandemisë
17 Maj, 16:41
-
Përhapja e COVID-19 në Korenë e Veriut, alarmohet Kim Jong Un: Katastrofa më e madhe që po kalon vendi
14 Maj, 12:24
-
U kapën me ferma kanabisi në Britaninë e Madhe, shqiptarët dënohen me burg! Njëri doli zbuluar nga shenjat në kanaçen e birrës dhe bishtin e cigares
6 Maj, 08:31
-
Nga 1 maji mbyllet qendra e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania’, qytetarët mund ta marrin vaksinën anti-COVID në qendrat shëndetësore
29 Prill, 16:04
-
‘Shpërthimi’ misterioz i COVID-19 në Kinë! Komplikacione dhe 52 viktima në 24 orë, qeveria vë në fuqi strategjinë ‘zero’! A po rrezikohet bota nga një valë e re e pandemisë?
26 Prill, 09:51
-
Asnjë viktimë nga COVID në vend, regjistrohen 15 qytetarë të infektuar në 24 orë
19 Prill, 17:11
-
VIDEO/ Paralajmërim për një variant të ‘frikshëm’ të COVID-19? Kina në panik, ashpërson masat, merr me dhunë në izolim qytetarët që shkelin karantinën
15 Prill, 09:38
-
Vrau mësuesen në Britani, dënohet me burg të përjetshëm shqiptari Koçi Selmanaj
8 Prill, 15:30
-
Mbanin me hashash gjithë zonën, kapen ‘mat’ në gjumë 2 shqiptarë në Britani
6 Prill, 20:34
-
COVID-19? Gjermania heq thuajse të gjitha masat
3 Prill, 14:55
-
Britani/ Guvernatori i Bankës së Shtetit: Shoku nga çmimet e larta të energjisë më i madh se ai i viteve ‘70.
29 Mars, 12:51