LONDER - Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë një draft për ta kthyer në ligj, mbajtjen brenda vitit 2017 të referendumit për qëndrimin ose jo të Mbretërisë Britanike në Bashkimin Evropian. 

Një projekt-ligj i propozuar nga deputeti konservator James Ëharton është duke u mbështetur nga udhëheqja e partisë së tij, por është kundërshtuar nga Liberal Demokratët.

Shumë pak ligjvënës nga Partia Laburiste dhe Liberal Demokratët priten të marrin pjesë në debat.

Dokumenti pritet të kalojë këtë test të pare, lehtësisht, por do të përballet me kundërshtimn e fortë të opozitës më vonë në Parlament.

Deputetët konservatorë në një takim në Doëning Street, rezidenca e kryeministrisë thanë se ishin të "i bindur" se legjislacioni do të gjej mbështetje të plotë. 

Konservatori James Wharton shtoi se ligji kishte "mbështetjen e plotë" të David Cameron dhe ministrat e tij.

Kryeministri ka premtuar se, nëse Konservatorët do të fitojnë një shumicë në zgjedhjet e ardhshme, ai do të mbajë një referendum në fund të vitit 2017.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)