TIRANË - Krerët e pothuajse gjysmës së 100 kompanive më të mëdha të Britanisë po përgatiten të firmosin një letër mbështetëse për David Cameronin dhe luftën e tij për ta mbajtur vendin në BE. Teksa kundërshtia e vet konservatorëve ndaj strategjisë së kryeministrit po rritet, “Downing Street” po grumbullon mbështetjen e udhëheqësve të koorporatave, duke rreshtuar pas vetes gjigandë të tillë si “Shell”, “BAE Systems” apo “BT”, thotë “Financial Times”. Në letrën që pritet të publikohet shumë shpejt, ata do të argumentojnë se Britania është më e fuqishme, më e sigurtë dhe në pozita më tëmira, nëse mbetet brenda një blloku të reformuar.