Britania nën ‘ethet’ e sulmeve
terroriste, rriten masat e sigurisëDyshimet:Autori nuk ka vepruar i vetëm

Britania nën ‘ethet’ e sulmeve<br />terroriste, rriten masat e sigurisëDyshimet:Autori nuk ka vepruar i vetëm
Britania zgjohet nën ethet e sulmeve terroriste.

Një ditë pas sulmit në Manchester Arena ku humbën jetën 22 të rinj alarmi nga kërcënimi terrorist është në nivele shumë të larta.

Madje ekziston frika se sulme të së njëjtës natyrë mund të godasin sërish shtetin-ishull.

Pohimin e bëri kryeministrja Theresa May, e cila shtoi se personeli ushtarakë do të dërgohet për mbrojtjen e zonave kyçe, ku rrezikshmëria mund të jetë më e lartë.

May sqaroi se ushtarët do të vendosen në vende publike në mbështetje të forcave policore të angazhuara për mbrojtjen e publikut. Mediat raportojnë se rreth 3800 ushtarë janë shperndare ne te gjithë Mbreterinë.

Trupat ushtarake do të jenë të pranishëm gjatë eventeve të ndryshme, si për shembull koncerte.

May këmbënguli se nuk dëshiron që këto masa t`i alarmojnë njerëzit, por i cilësoi si pjesë e një përgjigjeje të përmasave dhe ndjeshmërisë së duhur. 

Sulmi kamikaz gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande tronditi sërish të gjithë botën.

Autori i sulmit, 22-vjeçari Salman Abedi, me origjinë libiane, por i lindur në Angli, ishte emër i njohur për shërbimin sekret MI5, pas stërvitjeve me terroristët në Libi.

Një ditë përpara ngjarjes, ai kishte udhëtuar nga Libia drejt Londrës, ku mendohet se mund të jetë takuar me radikalë të tjerë ose me personin që i dha brezin e mbushur me eksplozivë.

Ndërsa raportohet se është arrestuar vëllai i tij.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse Abedi është stërvitur në një kamp ekstremistësh, në vendin nga ku vinte familja e tij dhe kihste lidhje me Al Qaeda. Sipas fqinjëve ai ishte një person i vetmuar.

Sipas hetimeve i riu nuk ka vepruar i vetem ne sulmin mbi Manchester Arena ku humben jetën 22 te rinj e u plagosen 120 të tjerë.

Operacioni: arrestohen 3 persona

3 persona janë arrestuar këtë të mërkurë në Manchester të cilët dyshohet se kanë patur lidhje me autorin 22 vjecar i cili kreu sulmin në arenën e koncerteve ku humbën jetën
22 persona.

Teksa i riu dyshohet se ka patur lidhje me grupe xhihadistësh operacionet në terren vijojnë duke përforcuar tezën se kamikazi nuk ka vepruar i vetëm.


[gallery]22424[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024