Britania,nesër në referendum,Khan:
Fushata e Boris mbushur me urrejtje

Britania,nesër në referendum,Khan:<br />Fushata e Boris mbushur me urrejtje
Nesër Britania do të votojë nëse do të qëndrojë  apo jo në Unionin Europian . Të dyja kampet pro dhe kundra qëndrimit  u përplasën  mbrëmë në një debat të fortë  televiziv ku akuzat ishin të ndërsjellta.  
Përpara një audience prej 6000 njerëzish kampet  diskutuan rreth emigracionit, ekonomisë dhe sovranitetit.

Ish kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson i cili  mbështet fuqishëm daljen nga Unioni  u shpreh se Britania duhet të marrë në dorë politikën e saj. Sipas tij data 22 qershor do të jetë dita e pavarsisë së Britanisë.
 
Nga ana tjetër kryebashkiaku i sapozgjedhur Sadiq Khan i cili mbështet kampin pro qëndrimit në Europë  u shpreh se fushata e  Johnson  që prek çështjen e emigrantëve është e mbushur me urrejtje.

“Boris ti e di mirë se gjysma e eksporteve shkon në Europë. Pse ke ndryshuar mendje”, shtoi  më tej Khan.

Nesër qytetarët britanikë janë thirrur të votojnë në referendum nëse duan apo jo të qëndrojnë brenda Unionit. Ndërsa shumë personalitete publike  duke nisur nga vetë kryeministri Cameron, Tusk, Juncker apo artistë kanë bërë thirrje që Britania të qëndrojë në Bashkimin Europian.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre