
Qeveria britanike ka njoftuar ditën e sotme ngrirjen e mbi 350 miliardë dollarëve të rezervave valutore ruse .
“60% e një totali prej 604 miliardë dollarësh”, deklaroi Ministrja e Jashtme e Britanisë Liz Truss.
Ministria e Jashtme përsëriti edhe njëherë se sanksionet perëndimore dhe dërgimi i armëve për ushtrinë në Kiev duhet të rriten dhe se lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm me humbjen e Putinit. Për më tepër, sipas Truss, sanksionet e Rusisë të koordinuara me vendet aleate po e kthejnë ekonominë ruse në epokën sovjetike.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus











