Britania, plan për të
përballuar emigrantët grekë

Britania, plan për të <br />përballuar emigrantët grekë
LONDER- Britania e Madhe po harton një plan emergjent për të përballuar një rritje të mundshme të emigracionit nga Greqia, nëse euro falimenton.
Sekretarja e ministres së Brendshme, Theresa May deklaroi për “Daily Telegraph” se po punohet për të kufizuar emigracionin evropian në rast të një kolapsi financiar.
Ajo ka pohuar se po ekzaminohen një sërë tendencash për të verifikuar nëse ka rritje të emigracionit nga vendet me ekonomi të tkurrur.
“Nëse monedha e përbashkët bie, njerëzit që kërkojnë punë jashtë vendit mund të shohin Britaninë si një alternativë tërheqëse, duke qenë se nuk bën pjesë në eurozonë”, ka thënë sekretarja britanike.
(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë