Britania pro apo kundra daljes nga
Unioni,ja skenarët politiko-ekonomik

Britania pro apo kundra daljes nga<br />Unioni,ja skenarët politiko-ekonomik
“Qëndroni me ne. Ne kemi nevojë për ju. Pa ju jo vetëm Europa por i gjithë perëndimi dhe komuniteti transatlantik do të dobësohet” është kjo thirrja që president i Këshillit Europian Donald Tusk u dërgon britanikve të cilët këtë të enjte i drejtohen kutive të votimit për të vendosur nëse do të qëndrojnë apo brenda Unionit.

Shumë prej politikanëve apo artistwve kanë përkrahur idenë se Britania duhet të qëndrojë në Europë . Fenomeni Brexit  do të ketë  pasoja ekonomike dhe politike jo vetëm për Londrën ppr edhe edhe për komunitetin europian dhe tregun botërore. Ngjarjet e fundit sidomos vrasja e deputetes Jo Cox mund të ketë ndryshuar  ekuilibrat.

Sa i përket pasojave politike nëse Britania vendos të dalë jashtë komunitetit atëherë kryeministri Kameron  mund të dorëhiqet dhe vendin e tij ta zërë ish kryebashkiaku Boris Johnon. Vështirësi do të kenë edhe vendet e tjera europiane e pasi ky vendim mund të shkaktojë efektin domino.  Vendet e tjera si Hollanda apo  Danimarka mund të kërkojnë edhe ato  referendum. Prandaj nëse Britania del atëherë do të mbetet edhe jashtë tregut të përbashkët.

Sa i përket pasojave ekonomike do të ketë zhvlerësim të sterlinës, rënie të investimeve, rritje të papunësisë,recension. Ndërsa referendumi për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian është vetëm dy ditë larg, shumica e shtetasve europianë nuk duan që të votohet pro ndarjes.

Kreu i ekzekutivit britanik Kameron  tha se do të ishte një gabim i madh zgjedhja e alternativës së largimit nga BE-ja në votimin e së enjtes, pasi vendi do të zhytej në një dekadë paqartësish dhe pasigurie me efekte të mëdha negative.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre