Britania referendum për BE, 23
qershori vulos të ardhmen e vendit 

Britania referendum për BE, 23<br />qershori vulos të ardhmen e vendit 
Referendumi në Britani ku do të votohet nëse vendi do të qëndrojë në BE apo jo shtron dy çështje kryesore për të ardhmen e Europës. Më e fortë është frika e emigracionit apo frika e pasojave ekonomike? Janë këto dy çështjet kryesore më të cilat po përballen dy kampet pro dhe kundër. 

Grupi që mbështet daljen e Britanisë nga Unioni i njohur ndryshe si Brexit përfaqëson debate si: rritjen e emigracionit nga 27 vendet e BE si një nga ankthet që mund të mbajë larg shumë prej çështjeve si punësimi, mirëqënia dhe siguria. Sipas tyre emigrimi shkakton më shumë taksa në dëm të shtetit, mbush vendet e punës që vendasit nuk duan ose shfrytëzojnë asistencën publike. Një nga argumentet që mediat britanike kanë përdorur pro daljes janë edhe historitë e shqiptarëve, emigrimi dhe rastet e krimeve të kryer prej tyre.

Ndërsa kampi pro qëndrimit në BE e përshkruan largimin një katastrofe që do të shkaktonte një recension ekonomik madje një rrezik të luftës së tretë botërore. 

Edhe shtetet europiane i kanë kërkuar Britanisë të mos dalë nga Unioni. I fundit ishte reagimi i të përditshmes gjermane Der spilege e cila në gjuhën angleze u drejtohej britanikëve: ‘’Ju lutem mos ikni’’! Megjithatë verdiktin e fundit do ta japin shtetasit britanikë që në 23 qershor do të vendosin nëse duan apo jo të qëndrojnë në Bashkimin Europian.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore