Cameron në Tiranë, në Londër bie qeveria! Sunak njofton zgjedhje të parakohshme më 4 korrik! Ja pse u detyrua të ndërpriste vizitën

Cameron në Tiranë, në Londër bie qeveria! Sunak njofton zgjedhje të parakohshme më 4 korrik! Ja pse u detyrua të ndërpriste vizitën

Britania shkon në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Kryeministri britanik Rishi Sunak pritet të shpallë datën 4 korrik.

Kjo është dhe arsyeja që Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ndërpreu vizitën para kohe që kishte në Tiranë, shkruan BBC. 

Cameron ishte parashikuar të largohej nga Tirana në mbrëmje por u largua me 2 orë me urgjencë menjëherë pas deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Madje nuk u mbajt as konferenca për median, duke mbetur vetëm në një deklaratë për median

Në vizitën e tij rreth 2 orëshe në Tiranë Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pati kohë vetëm për një takim me Kryeministrin Rama, ndërsa nuk u takua me presidentin Bajram Begaj dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama Cameron tha është gati të financojë për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Gjithashtu partneriteti me Shqipërinë është shembulli se si Britania e Madhe punon me partnerët në nivel global në luftën kundër emigracionit të paligjshëm nënvizoi sekretari i Jashtëm britanik. 

Ndërkohë zyra e Jashte Britanike informoi në X se Cameron dhe presidenti Begaj zhvilluan më pas një bisedë telefonike ku folën rreth rolit të rëndësishëm të Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.

Qeveria britanike zhvilloi një mbledhje urgjente ku caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ka qenë kryeministri Sunak që doli në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë ku shpalli zyrtarisht datën e zgjedhjeve më 4 korrik.

Ai u shpreh se sfidat me të cilat është përballur partia në pushtet kanë qenë të shumta që nga pandemia Covid-19 e deri tek pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Sakaq, sfidë e madhe deklaroi Sunak ka qenë edhe migracioni, e cila sipas tij është përdorur si armë për të cënuar kufijtë e Britanisë.

Lajmi  ne perditesim... 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion