Britani, të gjithë sytë nga dasma mbretërore e Princit Harry me Meghan Markle

Britani, të gjithë sytë nga dasma mbretërore e Princit Harry me Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle

Dasma mbretërore e Meghan Markle dhe Princit Harry do të zhvillohet mesditën e kësaj të shtune, dhe kanë mbetur vetëm 3 ditë nga dita e shumëpritur. Tashmë countdown-i ka nisur, dhe shumë pak përgatitje kanë mbetur për tu bërë.

Dasma mbretërore e Meghan dhe Harry ka “thyer” traditën, duke  zgjedhur ta mbajnë martesën e tyre ditën e shtunë, pasi dasmat mbretërore britanike zakonisht janë zhvilluar gjatë javës. Pra ne mund ta shikojmë dhe shijojmë me lehtësi cermoninë nga TV në shtëpi.

Cermonia do të zhvillohet në prani të familjarëve dhe të miqëve të Harry dhe Meghan, në Chapel të Shën Gjergjit në Windsor, dhe më pas do të pasohet nga një kalim me karrocë, në dy cermoni të tjera, duke përfshirë edhe cermoninë private në Frogmore House në Windsor Castle.

Ka një të veçantë vendi i celebrimit të çiftit mbretëror, pasi Princi Harry u pagëzua atje në vitin 1984 nga Kryepeshkopi i Canterbury, Robert Runcie.

Mysafirët do të mbërrijnë nga ora 9:30 me orën lokale, deri në 11, në Windsor Farm, e themeluar në vitin 2001, pasi Duka i Edinburgut kishte një ide për të mbështetur bizneset lokale duke shitur prodhimet.

Në udhëzimet që u janë dërguar të ftuarëve të dasmës, ndalohen kamerat, dhe gjithashtu theksohet se të gjithë të ftuarit duhet të dorzojnë telefonat celularë dhe çdo pajisje tjetër që përdoret për kapjen e imazhit.

Anëtarët e familjes mbretërore do të mbërrijnë në cermoni rreth orës 11:20 më makinat mbretërore, përfshirë Bentleys, Rolls-Royces dhe Daimlers.

Princi Harry dhe vëllai i tij, Duka i Kembrixhit, pritet të vijnë në 11:45, ato do të hyjnë në këmbë, duke i dhënë Princit Harry mundësinë për të ecur përmes turmave në terren.

Mbretëresha Elisabeth do të jetë anëtari i fundit i Familjes Mbretërore që do të arrijë në cermoni, pritet në orën 11:55.

Ende nuk dihet se kush do ta shoqërojë Meghan drejt altarit, pas konfuzionit të momentit, ku thuhet se babai i saj nuk do të udhëtojë nga Meksika drejt Britanisë.

Le të ja nisim me përgatitjet e dasmës, torta do të jetë me limon, e përshttaur me shijet e pranverës, dhe do të përgatitet nga Claire Ptak i Violet Bakery, ndërsa të magjishmet lule do të përfshijnë degë ahu, shkoza, trëndafila të bardhë, penoja dhe një shumëllojshmëri tjetër, të preferuarat e Meghan, nga Philippa Craddock.

Muzika do të përfshijë një numër të njohur të himneve dhe veprave korale nën drejtimin e James Vivian, drejtor i muzikës në Chapel të Shën Gjergjit.

Kjo martesë, si të gjitha dasmat do të jetë një moment argëtimi dhe gëzimi, që do të pasqyrojë karakteret e nuses dhe dhëndrit. Sigurisht që çifti duan që dita të jetë një moment i veçantë festiv për miqtë dhe familjeb e tyre, gjithashtu që edhe anëtarët e publikut të ndihen pjesë e festimeve.

 Jason Knauf, sekretari personal i Princit Harry

Pallati i Kensington ka thënë se do të jenë të pranishëm rreth 600 mysafirë, një numër i vogël në krahasim me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit që u martua me 1,900 mysafirë.

Ndërsa Princi Harry është i gjashti trashëgimtar i fronit, ai nuk është i detyruar të ftojë diplomatë nga e gjithë bota në cermoni.

Mbetet surprizë fustani i bardhë për Meghan, ende nuk dihet dizenjuesi.

Kensington Palace ka njoftuar se Markle nuk do të ketë shoqëruese nuseje të rritur, sepse ajo nuk është në gjendje të zgjedhë mes miqëve të saj dhe do të jetë e rrethuar nga fëmijët. Shoqëruese do të jenë janë Princesha Charlotte, Florence van Custem, Remi Litt, Rylan Litt, Ivy Mulroney dhe Zalie Warren.

Shoqëruesit, të cilët janë më pak se gjashtë, janë katër, janë Princi George, Jasper Dyer, Brian Mulroney dhe John Mulroney.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?