Qeveria britanike vendosi të martën një paketë tjetër sanksionesh ndaj një prodhuesi iranian të dronëve dhe një sërë biznesesh të tjera të huaja, duke i akuzuar ata për furnizimin e forcave ruse me armë dhe komponentë për përdorim kundër Ukrainës.
Qeveria britanike vendosi 25 sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve në Iran, Turqi, Bjellorusi, Sllovaki, Zvicër dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Rusi, raportojnë mediat e huaja.
Britania, SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një sërë sanksionesh që nga shkurti i kaluar për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një "operacion special ushtarak".
“Sanksionet e sotme do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin rrjetën e zinxhirëve të furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të Presidentit rus Putin tani në vështirësi”, tha ministri i jashtëm britanik James Cleverly.
Prodhuesi iranian i dronëve Paravar Pars dhe shtatë nga drejtuesit e tij, tashmë subjekt i sanksioneve të SHBA-së të shpallura në shkurt, dhe dy eksportues të mikroelektronikës me bazë në Turqi, Azu International dhe Turkik Union, ishin në mesin e atyre të cilat ishin të shënjestruara nga Britania.
Sanksionet ndalojnë kompanitë britanike të ofrojnë shërbime, të krijojnë një marrëveshje me ata kompani që janë të sanksionuar dhe gjithashtu vendosin ngrirje të aseteve nëse kanë në Britani.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
'Një fundjavë 5 mijë paund', eskorta rrëfen çfarë ndodh pas dyerve të Forumit në Davos
23 Janar, 12:33