Nën masa të rrepta sigurie Mbretëria e Bashkuar këtë të enjte i drejtohet kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga kryeministrja Theresa May.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 8 të mëngjesit me orën tonë dhe mbyllen në orën 23:00, dhe pak minuta më vonë exitpollet do të tregojnë edhe cili është fitues.
Gara zhvillohet mes kryeministres Theresa May e krahut konservator dhe laburistit Jeremy Corbyn.
Dy partitë e tjera kryesore në këto zgjedhje – Partia Kombëtare Skoceze e udhëhequr nga Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, dhe Partia Liberal-Demokrate e udhëheqr nga Tim Farron, i kundërshtojnë planet për dalje nga BE-ja dhe nga tregu i përbashkët evropian.
Por, sipas mediave këto parti nuk do të marrin më shumë se 10 përqind të votave.
Sondazhet e fundit treguan se ka një pasiguri të madhe mes votuesve.
Sipas analizave të fundit konservatorët janë në avantazh por jo mjaftuesshëm për të siguruar mazhorancën.Krahas sigurisë sidomos pas sulmeve të fundit terroriste në vend, një nga cështjet më të rëndësishme me të cilën përballet Britania është Brexit, procesi i daljes së vendit nga Unioni.
Dhe do të jetë pikërisht fituesi i këtyre zgjedhjeve i cili duhet të drejtoje negociatat në dy vite e ardhshme.
Zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit janë thirrur nga kryeministrja May në fillim të prillit – tre vite përpara se të përfundonte mandati i deputetëve.
[gallery]22616[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO