‘The Guardian’: Me bisedimet Kosovë-Serbi, Trump kërkon një fitore diplomatike në prag të zgjedhjeve të nëntorit

‘The Guardian’: Me bisedimet Kosovë-Serbi, Trump kërkon një fitore diplomatike në prag të zgjedhjeve të nëntorit

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” ka botuar sot një artikull ku thotë se presidenti amerikan përmes bisedimeve Kosovë-Serbi synon ‘të rritet’ në pikë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

“Liderër e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të enjten dhe të premten, në një takim që disa e shohin si një shtytje për një fitore diplomatike për Donald Trump për ta treguar gjatë fushatës së tij të rikandidimit”, shkruan gazeta.

Sipas ‘The Guardian, shtytja diplomatike e Shtëpisë së Bardhë, e udhëhequr nga besniku i Trump, Richard Grenell, ka irrituar disa diplomatë europianë, të cilët thonë se procesit të ndërmjetësimit të BE-së duhet t’i jepet përparësi.

Kjo gjithashtu ka nxitur frikën se shkëmbimi i territorit mund të jetë në tryezë si pjesë e marrëveshjes, e cila shumë besojnë se do të kishte efekte të dëmshme në pjesë të tjera të Ballkanit por Grenell ka mohuar prej kohësh që një shkëmbim i territorit është duke u diskutuar.

Takim në Shtëpinë e Bardhë, i planifikuar për në muajin qershor, dështoi në minutat e fundit pasi prokurorët në Gjykatën Speciale njoftuan se kanë ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga BE ishin të pezulluara për dy vjet pasi Kosova vendosi tarifa importi mbi mallrat serbe, por kohët e fundit kanë rifilluar në nivele ekspertësh.

I dërguari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës mund të jetë gati së shpejti.

“Le të shohim sa kohë na duhet, por unë jam duke folur për muaj, nuk po flas për vite”, tha ai në një forum në Slloveni këtë javë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë