Britanikët kanë votuar, por nuk dinin
se për çfarë realisht, ja dizinformimet

Britanikët kanë votuar, por nuk dinin<br />se për çfarë realisht, ja dizinformimet
Sipas njërës nga kompanitë më të mëdha britanike që merret me analizën e tendencave në opinionin publik, Ipsos Mori, qytetarët e këtij vendi votojnë për çështjet evropiane, pa qenë njohës të mirë të tyre. Madje, prej vitesh ata janë “bombarduar” nga dizinformime të rënda lidhur me BE.
Ja cilat janë disa prej tyre:

1.             Imigrantët nga BE
Qytetari i zakonshëm anglez beson se imigrantët nga BE janë sa 15% e popullsisë, ndërkohë që realisht janë 5% (3.5 milionë). Në mënyrë të veçantë, ata që kanë votuar pro largimit nga BE, mendojnë se imigrantët përbëjnë 20% të popullsisë, kurse ata që votuan për të qendruar mendojnë se janë 10%

2.             Britania paguan për të qendruar në BE
Shumica e anglezëve të intervistuar mendojnë se vendi i tyre kontribuon çdo vit në BE më shumë se ajo çka merr. Por 84% e tyre mendojnë se Britania është ndër tre kontribuesit më të mëdhenj, madje 23% besojnë se është i vetmi kontribues. Ndërkohë, Gjermania në vitin 2014 ka paguar dyfishin e Britanisë, pasuar nga Franca, Italia dhe Britania e Madhe është në vendin e 4-t (11%)

3.             Çfarë përfiton Britania
Rreth 58% e të intervistuarve mendojnë se Britania merr më pak nga të tjerët prej evropës. Ndërkohë, Gjermania, Italia, Spanja dhe Franca marrin edhe më pak.

4.             Demokracia evropiane
Vetëm 60% e dinë se anëtarët e Parlamentit Evropian zgjidhen nga qytetarët e çdo vendi të BE. Një në pesë beson se ata nuk zgjidhen.

5.             Kush janë europarlamentarët
Vetëm 5% e ka ditur emrin e të paktën një përfaqësuesi të vendit në Bruksel

6.             Buxheti administrativ
Ideja e përgjithshme është se Britania shpenzon 27% për personelin në BE, ndërkohë që në fakt fjala është për 6%.

7.             Investimet e BE në Britani
Britanikët i nënvlerësojnë investimet që u vijnë nga BE. Në përgjithësi besohet se ato kontribuojnë me 30%, ndërkohë që fjala është për rreth 50%. Ndërkohë, mendojnë se investimet nga Kina janë 19%, ku ato janë vetëm 1%.

63% e britanikëve mendojnë se duke u larguar nga Evropa do të pakësohet imigracioni dhe 13% janë të bindur se largimi do të përmirësojë nivelin e tyre të jetesës.  


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre