Më në fund ariu Tomi i cili u bë i njohur nga e përditshmja britanike Daily Mail do të ketë një strehë. Ministria e Mjedisit konfirmon se brenda tetorit ariu do të transferohet në një strehë kafshësh në Kosovë.

Por mesa duket fati i trishtë i Tomit ka ngjallur reagimin e shumë prej shoqatave të kafshëve. Ka qënë pikërisht ambasada shqiptare në Britani e cila është bombarduar nga ankesat, madje shumë prej ëebsiteve të kujdesit të kafshëve kanë nisur një peticion sa i përket historisë duke kërkuar që të merren masa ndaj tij .

Pak ditë më parë ishte pikërisht e përditshmja britanike e cila denoncoi kushtet e vështirë në të cilat jetonte ariu Tomi, vetëm pak kilometra larg Tiranës.

Shumë trishtuese ishin fotot ku Tomi paraqitej i lënë pas dore mes mbeturinave dhe qeskave. Dy vite më parë ai ishte i lirë ndërsa më pas u detyruar të jetonte në një kafaz aspak të përshtatshëm. Por tashmë edhe fati i tij do të ndryshoj.

Redaksia Online
xh.k/shqiptarja.com