Britaniku, 'super përhapës' i koronavirusit, ka infektuar edhe 11 të tjerë në alpet franceze

Britaniku, 'super përhapës' i koronavirusit, ka infektuar edhe 11 të tjerë në alpet franceze

Një 'super përhapës' britanik i koronavirusit dyshohet se të ketë infektuar të paktën 11 të tjerë pas 4 persona vë konstatuar të prekur nga virusi i Wuhan dhe ka bërë që të kryhen me urgjencë analizat e qindra njerëzve në një resort alpin në Francë, shumë të tjerëve që udhëtuan me të në avion gjatë kthimit në Britani, si dhe personelit të një pabi në pronësi të tij.

Burri i moshës 50 vjeçare ka jetuar në Azinë jug-lindore përpara se të shkonte për pushime në Alpe për të skijuar në ‘Les Contamines-Montjoie’ në fund të muajit janarit, ku pesë britanikë të tjerë, përfshirë një djalë nëntë vjeç, u infektuan nga koronavirusi, pavarësisht 'super përhapësi' nuk kishte simptoma të ngjashme me gripin.

Autoritetet shëndetësore të Britanisë gjithashtu kanë kontaktuar 183 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit të ‘Easyjet’ dhe i kanë paralajmëruar se mund të jenë të infektuar.


Lajmi kryesor:

Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”