Një  20 vjecar britanik tentoi të vriste  kandidatin republikan Donald Trump gjatë një aktiviteti me zgjedhësit në Las Vegas.  Michael Sandford i mori armën një oficeri të policisë duke thënë se kjo ishte mënyra më e lehtë për të vrarë Trump. Ai u paraqit te policët si një person i cili donte thjesht  t’i merrte një autograf manjatit.

20 vjecari u shpreh se ai  kishte një vit që planifikonte  të godiste Trump por vendosi të vepronte sot pasi ndihej më i sigurt.Sipas mediave raportohet  se ai kish shkuar në SHBA  në mënyrë ilegale dhe jetonte në një makinë.

Sa i përket ngjarjes manjati  nuk ka preferuar të bëj ndonjë koment por ka felenderuar oficerët të cilët larguan nga salla djalin.

Donald Trump është kandidati republican i cili do të garoj për kreun e shtëpisë së bardhë në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa gjatë kohës elektorale është kthyer në qendër të vemendjes me deklaratat aspak të pranuara nga shumë vende të botës.

Shpesh here takimet e Trump me zgjedhësit janë shoqëruar nga protesat ku nuk kanë munguar edhe përplasjet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.



Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)